Arbëri

Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë të hënën

Gjashtë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë të hënën, derisa nga 2.319 testime, 48 raste kanë rezultuar pozitive.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 903 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 147.347.

Në total numri i rasteve aktive është 8.903.