Arbëri

Osmani sot takohet me Lajçakun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në ora 10:10 do të ketë takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në Kabinetin e Presidentes.

Lajçak vizitën në Kosovë e ka filluar të mërkurën, ndërsa ka takuar kryeministrin Albin Kurti, kryekuvendarin, Glauk Konjufca, partitë politike dhe përfaqësuesit e bizneseve.