Arbëri

Sipas Hotit, hapja e arkivave është në favor të Kosovës

Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, ka dhënë detaje rreth vizitës dyditore në Bruksel të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se e kanë ftuar Lajçakun për qasje të plotë në arkivat shtetërore të Kosovës, me qëllim që të heqin çfarëdo dyshimi që mund të kenë sa i përket “shpikjes së tyre për arkivat e UÇK-së”.

“Arkivat e Kosovës kanë qenë dhe janë të hapura, prandaj marrëveshja është në interesin tonë sepse vetëm na mundëson qasje në arkivat ushtarake të Serbisë, e që është barriera kryesore për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”, ka shkruar ndër të tjerash Hoti.

Hoti po ashtu thotë se kanë kërkuar qasje të plotë në territorin e Serbisë për hulumtime të varrezave masive apo çfarëdo informate që kemi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Ndërkohë sa i përket kritikave që morën për çështjen e hapjes së arkivave nga Vlora Çitaku e PDK-së dhe Faton Klinaku i OVL të UÇK-së, Hoti shtoi se një çështje e tillë nuk duhet të jetë politike dhe nuk e ndihmon aspak procesin.

 

Të dashur familjarë të personave të zhdukur me forcë, Të nderuar qytetarë, Pas vizitës dy ditore në Bruksel më lejoni...

Posted by Andin Hoti on Thursday, September 9, 2021