Arbëri

Temperatura deri në 25 gradë Celsius në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë Kosovën ditëve të fundit, do të vazhdojnë të mbeten të qëndrueshme edhe në dy ditët e ardhshme.

“Do të ketë vranësira të përqendruara në stadin e lartë të Troposferës por që për rreth relievit malore parashihen edhe vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sipas njoftimit, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimet e ndryshme.