Arbëri

Rama shpall qeverinë e re me 12 gra udhëheqëse të ministrive

Descriptive Text

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar sot përbërjen e qeverisë së re në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, njofton Tch.

Rama vendosi që krehu i tij i djathtë të jetë Arben Ahmetaj, i cili do të zëvendësojë Erion Braçen si zv.kryeministër.

Ndërkohë, që pos tij e Ahmetajt, në Qeveri do të jenë vetëm edhe tre burra, ndërkohë që 12 ministri do të drejtohen nga gratë.

Përbërja e plotë e Qeverisë “Rama 3”, që duhet të votohet në Kuvend:

Edi Rama - kryeministër

Arben Ahmetaj – Zv.kryeministër

Olta Xhaçka – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme

Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes

Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë

Bledi Çuçi – Ministër për Punët e Brendshme

Delina Ibrahimi – Ministre e Financave dhe Ekonomisë

Belinda Balluku – Ministre e Infrasktrukturës, Energjisë

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies

Evis Kushi – Ministre e Arsimit

Frida Krifca – Ministre për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural

Mirela Kumbaro – Ministre për Turizmin dhe Mjedisin

Elva Margariti – Ministre e Kulturës

Qeveria e re do të ketë 4 ministra shteti:

Elisa Spiropali – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali – Ministre për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Buzhaqi – Ministre për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ikonomi – Ministre për Standardet dhe Shërbimet