Arbëri

Haradinaj pas gjobitjes së mbi 4.200 qytetarëve: Ku po shkon ky vend?

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar pas gjobitjes së mbi 4200 qytetarëve në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave antiCOVID.

Ai ka pyetur se ku po shkon ky vend.

“A din kush me tregu se kah po shkon ky vend?! Me nga 2 mijë e sa të infektuar në ditë e me po kaq familje në tmerrin e sigurimit të ilaçeve, me nga 20-30 të vdekur dhe me nga 4 mijë e sa të dënuar! Çka iu keni gjujt në qafë këtij populli o njerëz? A keni kufi dhe a doni me zbrit në tokë ndonjëherë! Ky vend ka nevojë për lajme se si u ndihmuan 4 mijë e 200 njerëz e jo se si u gjobitën e u dënuan. Ai që e dënon popullin e tij herëdokur ka me e marrë ndëshkimin e tij!” – ka shkruar Haradinaj në Facebook.