Arbëri

Haradinaj i reagon Muratit: Sondazhet tregojnë se keni marrë tatëpjetën

Deklaratave të ministrit të Financave Hekuran Muratit se Qeveria Haradianaj keqpërdori buxhetin e shtetit mes shpronësimet për rrugën Kijevë-Zahaq, i ka reaguar ish-kreu u asaj qeverie, Ramush Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Haradinaj deklaratat e Muratit i ka quajtur etiketime të ulëta, ndërkaq i ka kërkuar sqarim në disa çështje.

Ministër Murati, etiketimet e ulëta nuk të shpëtojnë as ty e as shefin tënd nga dështimet e njëpasnjëshme!

“Tregoju qytetarëve ministër, pse po e bojkoton gazin amerikan e po e sjell gazin rus në Kosovë!? Tregoju qytetarëve se nuk keni blerë asnjë vaksinë, dhe e keni bërë Kosovën “kampione botërore” për keqmenaxhim të pandemisë! Trego ministër, pse nuk po bëni asnjë angazhim shtesë në situatën më të rëndë e me numrin rekord të vdekjeve këto ditë? Biles as shtesa për personelin shëndetësor e as për policinë?! Tregoju qytetarëve, se përpos që hoqët taksën, nuk vendoset reciprocitetin, Serbisë ia hoqët edhe pengesën e fundit, taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, për të dëmtuar prodhimin tonë vendor! Ende nuk keni treguar pse e keni angazhu Nexhat Krasniqin, famëkeqin e tenderëve!? Trego për keqpërdorimet e buxhetit, për dhjetëra kontrata pa shpallje të nënshkruara, për anulim të projekteve kapitale!?”, ka shkruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së ka thënë se reagimet e qeverisë aktuale po vijnë për shkak se kanë “nervozë dhe shqetësim nga sondazhet, që tregojnë se e keni marrë tatëpjetën”.

“Dhe për fund, sqaroju qytetarëve që auditimi i brendshëm bëhet nga ti dhe punëtorët tuaj, ku shkruani çka ju teket dhe nuk është auditim profesional nga Auditori Gjeneral”, ka shkruar më tej ai.