Arbëri

Vazhdon të rritet numri i të hospitalizuarve me COVID në Kosovë

Në klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovë janë duke u trajtuar 1237 pacientë si pasojë e COVID-19.

Nga ta 1139 janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, ndërsa 1060 janë me oksigjenoterapi e 61 janë në kujdesin intensiv, thuhet në " target="_blank">raportin e SHSKUK-së.

Shifra e të hospitalizuarve po vazhdon të rritet, pasi në raportin e të shtunës ishin 1165 pacientë të shtrirë.

Në QKUK janë 438 pacientë, prej tyre 435 të konfirmuar pozitivë me COVID-19 e 376 me oksigjenoterapi.

Në Infektive janë 120 pacientë, në Infektive 2 (Mjekësi Sportive) 86 pacientë, në Infektive 3 (Interno) 81 pacientë, në Pulmulogji 87 pacientë, në Mjekim Intensiv Qendror COVID, 20 pacientë, në Klinikën e Gjinekologjisë 31 pacientë e në Pediatri 13 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, prej tyre 704 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 684 me oksigjenoterapi.

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 188 pacientë, në të Prizrenit 173 pacientë, të Gjilanit 147, të Gjakovës 133, të Ferizajt 85, të Mitrovicës 46 dhe të Vushtrrisë 29 pacientë.