Arbëri

KQZ-ja përmbyll certifikimin, 90 subjekte politike në garë për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike. Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ-ja ka certifikuar dhjetëra subjekte politike dhe mijëra kandidatë.

Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara është 90, prej të cilave 32 parti politike, 34 Iniciativa Qytetare, 1 koalicion dhe 23 kandidatë të pavarur.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në 27 komuna për kryetar dhe me 841 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në 29 komuna për kryetar dhe me 875 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në 28 komuna për kryetar dhe me 933 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë në 21 komuna për kryetar dhe me 700 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Nisma Socialdemokrate do të garojë në 6 komuna për kryetar komune dhe me 289 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

Aleanca Kosova e Re do të garojë në 2 komuna për kryetar komune dhe me 259 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.