Arbëri

Të martën janë vaksinuar 18331 qytetarë në Kosovë kundër COVID-19

Të martën janë vaksinuar 18.331 qytetarë me vaksinë antiCOVID në Kosovë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

Numri total i vaksinave të administruara në Kosovë që kur ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, ka arritur në 748429.

Numri i të vaksinuarve të martën ka qenë më i vogël krahasuar me ditët e kaluara, kur arrinte në mbi 20 mijë.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka filluar më 15 qershor. Me dy doza të vaksinës në Kosovë janë vaksinuar 250.631 qytetarë, ndërsa një dozë janë vaksinuar 247.167 qytetarë.