Arbëri

ATK-ja largon nga puna dy zyrtarë që s’respektuan orarin

Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës janë përjashtuar nga vendet e tyre të punës, ndërsa një tjetri i është shqiptar masa disiplinore e ndalimit të ngritjes në detyrë, me arsyetimin se të tre kanë pasur mungesa të paarsyeshme në punë, ka njoftuar ATK-ja të mërkurën.

Në një njoftim për media, ATK-ja ka thënë se vendimi i Komisionit Disiplinor më 12 gusht ka ardhur për shkak të mungesave të paarsyeshme në punë, mbi pesë ditë.

“ATK është e zotuar për zero toleranca ndaj shkelësve të ligjit, ndërsa llogaridhënia dhe transparenca mbesin synimet tona për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucionit të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim të ATK-së.