Arbëri

Në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit dhe temperaturave.

Sipas IHMK-së, parashihet që të mërkurën dhe të enjten vende-vende të ketë reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftim.