Arbëri

Murseli: Shtetasit kosovarë në Afganistan kanë kontaktuar Behgjet Pacollin për ndihmë

Këshilltari i kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se disa shtetas kosovarë në Afganistan por edhe të huajë, të mbetur në Kabul, kanë kontaktuar me biznesmenin dhe politikanin kosovar Pacolli duke u kërkuar ndihmë atij.

Naim Murseli ka treguar se Pacolli gjatë të dielës ka dërguar aeroplanin privat në Azinë Jugore për të ndihmuar në evakuim.

“Tani jemi në kontakt direkt me disa shtetas kosovarë dhe të huajë të cilët kanë mbetur në Kabul dhe kanë kërkuar ndihmë nga z. Behgjet Pacolli. Ata ndihen mirë, por kanë frikë për jetën e tyre. Gjatë ditës së djeshme, aeroplani privat i tij u dërgua për në Azinë Jugore për të ndihmuar në evakuim. Pacolli nuk po kursen asgjë për t’i nxjerrë ata nga vendi!” – ka shkruar Murseli në Facebook.

Image