Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova me menaxhim të ultë të mbeturinave

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm KOSID në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë" organizoi tryezën diskutuese me temë “Avancimi i zbatimit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë me Ekonominë Cirkulare".

Në këtë tryezë u diskutua gjendja aktuale dhe potenciali i Kosovës për zbatimin e politikave dhe planeve të veprimit për avancimin e strategjive dhe implementimit të menaxhimit të mbeturinave të vendit me ekonomi cirkulare përmes një zhvillimi të duhur të mekanizmave ligjor, ekonomik dhe infrastrukturor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Afrim Berisha udhëheqës për gjendjen e mjedisit nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tha se si Agjenci fokusin kryesor kanë monitorimin e gjendjes së mbeturinave dhe mbledhjen e informacioneve nga kompanitë dhe komunat për sistemin e mbeturinave.

Dritan Vatovci ekspert ligjor në GIZ tha se gara për mjedis të pastër është të fuqizohen komunat dhe ndërmarrjet publike ku është një fond prej 4.5 milionë euro .

Sipas raportit të Këshillit të Evropës  thotë se menaxhimi i mbeturinave në Kosovë është i ulët, ndonëse ka një legjislaturë mbetet larg direktivave të BE-së.

Gazmend Selimi nga Zyra e BE-së  në Kosovë tha se Bashkimi Evropian mbetet donatori kryesor për menaxhimin e deponive sanitare. Brengosëse është varshmëria e institucioneve të Kosovës nga institucionet ndërkombëtare për politikat e mëtutjeshme.