Kreu i Lëvizjes Socialiste, Petrit Vasili, ka paralajmëruar një koalicion me PD në frontin opozitar.
I ftuar në “Opinion”, Vasili tha se sa herë qe PD do të ndajë të njëjtin qëndrim të drejtë me LSI, nuk ka arsye përse nismat të mos jenë të përbashkëta, transmeton oranews.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke analizuar procesin zgjedhor, Vasili akuzoi PS për blerje masive të votës.
-A do të bashkëpunoni me Partinë Demokratike, pjesën tjetër të opozitës?
Vasili: Ne kemi një aksion opozitar tonin, i cili do të jetë i drejtpërdrejtë dhe ballor. Sa herë që PD do të ketë të njëjtin qëndrim të drejtë, të drejtpërdrejtë dhe jo të kapur, atëherë nuk ka arsye se përse nismat të mos jenë të përbashkëta.
-A do e dëmtojë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe aksionin e saj opozitar ikja e Metës nga Parlamenti?
Vasili: Jo, nuk do ta dëmtojë fare. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe i gjithë grupi i saj do të ketë një rendiment politik që do të jetë një performancë politike e një opozite që vërtet do t’ju lërë pa mend.
-Keni punuar edhe me z. Rama, edhe me z. Berisha, pra keni qenë në qeverisje edhe me PD-në, edhe me PS-në. Me cilën nga këto dy forca politike ka qenë me e frytshme bashkëqeverisja?
Vasili: Pa asnjë diskutim që Berisha ka qenë një drejtues serioz dhe nuk kanë asnjë pikë krahasimi midis seriozitetit dhe qëndrimit institucional të Berishës dhe Ramës. Berisha kishte një qeverisje me objektiva të qarta, të cilat tentonin gjithmonë të ishin objektiva madhore, ndërsa këtu kemi të bëjmë me objektiva fasada dhe sheshe, jo objektiva madhorë.
Jam interesuar tek blerja e votës…
Blerja e votës është bërë masivisht në të gjithë territorin. Mund të mblidhni dëshmi në të gjithë territorin. Nëse do të donit të mblidhnit dëshmi i keni në të gjithë territorin.
-Vetëm PS ka blerë vota, po partitë e tjera?
Vasili: Vetëm PS. Ne kemi evidentuar qartë vetëm PS.
-Po ju keni blerë vota ka pasur mjaft komete në zgjedhjet e mëparshme që LSI-ja ishte avangardë…
Vasili: Pikërisht ka qenë kjo se ishin këta që blinin vota, po përpiqeshin të krijonin tymnaja për të fshehur pikërisht operacionin gjigant masiv të blerjes së votave të një dimensioni të paparë në Shqipëri. Kemi parë në vitin 1996 me dhunë masive, por operacion masiv për blerjen e votave ky është pa precedent në historinë e pluralizmit shqiptar, këtë mbajeni si rekord.
-Sa ka ndikuar kjo?
Vasili: Po ta them që e ka deformuar në themel rezultatin dhe të vërtetën elektorale.
-Në çfarë mase ka qenë blerja e votave? Sa ka ndikuar kjo në rezultat?
Vasili: E ka deformuar në themel rezultatin dhe të vërtetën elektorale.
-A keni ju fakte evidente që mund të përdoren në betejën legale ndaj Partisë Socialiste?
Vasili: Përsa i takon fakteve, mund t’ju them që fakte ka jo vetëm nga ne, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtare.
-Përse nuk i kanë bërë publike deri më tani?
Vasili: Do t’i bëjnë së shpejti. Tërheqja e vëmendjes për shit-blerjen e votës është ngritur edhe nga misioni i OSBE – ODIHR-it si shqetësim.