KEK-u rekomandon kontratë me operatorin që s`i plotëson kriteret

KEK-u rekomandon kontratë me operatorin që s`i plotëson kriteret

29 qershor 2017 09:54

Obiliq, 29 qershor – Komisioni i Korporatës Energjetike të Kosovës e ka rekomanduar për kontratë një operator që nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret të kërkuara në dosjen e tenderit.

Për këtë, Gjykata e Tenderëve e ka anuluar dhënien e kontratës në aktivitetin e prokurimit me titull “Furnizimi me rrëshira kationike dhe anionike”, me nr. të prokurimit KEKO 16 428 121, dhe ka kërkuar nga Autoriteti Kontraktues që ta kthejë në rivlerësim. Kjo është bërë pas ankesës që ka ushtruar operatori ekonomik NPT “Euroditi”, me seli në Prishtinë si palë e pakënaqur, kundër rekomandimit për dhënie të kontratës.

OE ankues pretendonte se KEK-u, si autoritet kontraktues, kishte bërë shkelje esenciale të neneve (1, 4, 8, 49, 64 dhe 65) të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP). Organi shqyrtues i prokurimit, pas pranimit të ankesës, në bazë të nenit 113 të LPP-së kishte autorizuar ekspertët e OSHP-së për të shqyrtuar pretendimet ankimore të përfshira në ankesë të OE NPT “Euroditi” –Prishtinë. Po ata ekspertë, në raportin e datës 29.05.2017 kanë sqaruar-trajtuar pretendimet e përfshira në ankesë, rrjedhimisht i kanë propozuar panelit shqyrtues që ky aktivitet i prokurimit të kthehet në rivlerësim, ndërsa ankesa të aprovohet si e bazuar pjesërisht (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme