Arbëri

“Kur iu nevojitet ndihma, na thёrrasin, e kur qetёsohet situata, nuk ekzistojmё"

Motoja “njё foto vlen sa njё mijё fjalё” ka qarkulluar nё rrjetet sociale gjatё ditёs sё enjte, kur vrullshёm ёshtё shpёrndarё fotoja e njё zjarrfikёsi nga Malisheva, i cili plot gërvishtje nё trup nga “lufta” me zjarret pyjore e shuan etjen e tij. Ndonёse qe dhjetё vjet kёrkesat e zjarrfikësve pёr kushte mё tё volitshme tё punёs qёndrojnё pezull nё ajёr, ata kanë vazhduar t’i shuajnë pandërprera zjarret qё kishin kapluar gati krejt pyjet e Kosovës

“Heronjtё e ditёs” ёshtё vetёm njё ndёr epitetet e shumta me tё cilat u nderuan zjarrfikёsit e Komunёs sё Malishevёs gjatё ditёs sё enjte. Pas shpёrndarjes sё fotos sё zjarrfikёsit Liman Sёrtolli me gёrvishtje tё shumta nё trup, duke e shuar etjen nga pёrballja e tij me zjarre malore tё mёrkurёn nё fshatin Lladrovc nё Malishevё, shumё persona i kanё falënderuar ata pёr punёn e tyre.

Mirёpo institucionet e Kosovёs ende nuk e kanё adresuar njёrёn prej kёrkesave tё tyre, qё ёshtё shtimi i numrit tё zjarrfikёsve, ka thёnё shefi i zjarrfikёsve nё Prishtinё, Latif Zeka.

“Tash ёshtё njё numёr shumё i vogёl pёr kёto komuna qё i mbulojmё, jemi gjithsej 97 zjarrfikёs, e kёtu pёrfshihem edhe unё e punёtorёt deri te pastruesja, vetёm Prishtina duhet me i pasё sё paku 150 zjarrfikёs, plus edhe tri komuna tё tjera duhet t’i kenё zjarrfikёsit, po them qё deri nё 250 zjarrfikёs duhet tё ketё kjo pjesё kёtu, pra katёr komunat”, ka bёrё tё ditur Zeka.

Ai ka bёrё tё ditur se konkursi i fundit pёr zjarrfikёs tё rinj nё Prishtinё ёshtё hapur para dy vjetёsh, por pёr shkak se Komuna e Prishtinёs nuk i ka shtuar kёta zjarrfikёs nё listёn e tё paguarve, ata pas disa muajve e kanё lёshuar punёn.

“Unё i kam 22 vende tё lira, do tё thotё se e kemi buxhetin pёr 115 zjarrfikёs. Ata nuk e di pёrse nuk shpallin konkurs, pёrse nuk pranohen zjarrfikёs tё rinj. Por duhet tё dihet edhe si tё pranohen ata zjarrfikёs, tё jetё Komisioni i pёrbashkёt i Komunёs me Agjencinë dhe tё pranohen ata qё e meritojnё”, ka thёnё shefi i brigadёs sё zjarrfikёsve nё Prishtinё.

Ai ka shtuar se nё konkursin e Ministrisё sё Punёve tё Brendshme tё hapur tё mёrkurёn pёr zjarrfikёs tё rinj, Prishtina nuk ka qenё njёri ndёr rajonet e listuara aty.

“Ne nuk kemi tё drejtë hiç (tё hapim konkurs). Edhe kjo qё po tё tregoj ёshtё bёrё joligjërisht, pra qё janё hapur konkurset nё vendet e tjera, ndёrsa Prishtinёn e kanё anashkaluar. Pёrse e kanё anashkaluar? Sepse nuk munden tё merret vesh Agjencia e Menaxhimit Emergjent me Komunёn”, ёshtё shprehur Zeka.

Ai ka deklaruar edhe nё lidhje me kriteret e konkursit pёr tё qenё zjarrfikёs, qё, sipas tij, janё tё lehta.

“Duhet tё jetё nёn 30 vjet, mbi 18 vjet, shkollёn e mesme duhet ta ketё, nuk i kёrkohet pёrvojё pune se ne e shkollojmё, por duhet tё jetё fizikisht e psiqikisht nё gjendje tё rregullt, duhet t’i plotёsojё kёto kritere. Pastaj ne e dёrgojmё nё shkollim nё Vushtrri, edhe ne e bёjmё zjarrfikёs ashtu si duhet”, ka thёnё Zeka.

E, pёr numrin e vogёl tё zjarrfikёsve ёshtё ankuar edhe drejtori i Mbrojtjes dhe Shpёtimit nё Malishevё, Hafir Rexha.

“Komuna e Malishevёs i ka 44 fshatra, dhe duke e llogaritur numrin e banorёve tё Komunёs sё Malishevёs, as pёr sё afёrmi nuk i plotёsojmё nevojat e qytetarёve pёr nga stafi. Mirёpo, kjo ёshtë njё çёshtje e pazgjidhur, se tё gjitha gjёsendet, pagat, rrobat, mëditjet, ushqimet, tё gjitha i siguron komuna nga buxheti. Ndёrsa pranimin e kuadrove e bёn Agjencia”, ka thёnё Rexha.

Shefi i zjarrfikёsve nё Prishtinё ka bёrё tё ditur se mosha mesatare e zjarrfikёsve nё brigadёn e tyre ёshtё 49, e shumё nga kёta punёtorё do tё pensionohen kёtё vit apo tjetrin.

u pёrket automjeteve, jemi deri diku, por nuk jemi, janё tё vjetra, kemi automjet qё ёshtё edhe ‘73-sh pёr shpёtim nё lartёsi, duhet tё jenё, por numri i zjarrfikёsve ёshtё i vogёl. Sa u pёrket uniformave pёr shuarjen e zjarrit, po, i kemi, edhe janё nё gjendje tё mirё, sepse kanё ardhur frik”, ka thёnё Zeka lidhur me pajisjet e tyre nё punё.

Kёrkesё tjetёr e zjarrfikёsve ёshtё rregullimi i statusit tё tyre, qё pёrfshin caktimin e moshёs sё tyre pёr pensionim dhe ndarjes sё kompetencave ndёrmjet komunёs dhe organeve shtetёrore kundrejt zjarrfikёsve.

“Me tё vёrtet ёshtё shumё e vёshtirё, shumё e vёshtirё po them, pёr shkak se numri i zjarrfikёsve ёshtё shumё i vogёl nё krahasim me sipёrfaqen tё cilёn e mbulojmё ne. E ceka mё herёt qё i mbulojmё edhe tri komuna, pos Prishtinёn, dhe zjarret janё shfaqur nё shumё vende, anembanё territorit tё cilin e kemi mbuluar, por deri mё tani ia kemi dalë, nuk i kemi lejuar qё tё zgjerohen”, ёshtё ankuar Zeka.

kushteve tё tyre tё punёs, zjarrfikёsit kanё vazhduar t’i shuajnё pandёrprerё zjarret qё kanё kapluar tanimё gati krejt pyjet e Kosovёs qё nga dita e premte.