Arbëri

Pritje deri në 40 minuta në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet e qytetarëve në pikat kufitare.

Sipas njoftimit në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë pritjet më të gjata, 20 deri 30 minuta për të hyrë në Kosovë dhe më shumë se 40 për të dalë.

Ndërkaq pritje ka edhe në Jarinjë, deri në 25 minuta për të hyrë dhe më shumë se 10 për të dalë.

E në Merdare pritjet janë deri në 20 minuta edhe për hyrje edhe për dalje nga Kosova.

Në Mutivodë e Vërmicë pritjet nuk janë më shumë se 10 minuta.