Arbëri

Ish-deputeti në bankë të zezë për mashtrim

Etem Arifi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, dhe Bajram Gashi, janë paraqitur para gjykatësit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ku akuzohen për mashtrim me subvencione dhe ushtrim ndikimi, bën të ditur KTV.

Avokatja e Arifit ka lexuar para gjykatësit përmbledhjen e kërkesës së saj për hedhje poshtë të aktakuzës, pasi, sipas saj, Prokuroria nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për akuzat e ngritura. Fjalën e mbrojtëses e ka mbështetur edhe ish-deputeti Arifi, por mbrojtësi i të akuzuarit tjetër, Bajram Gashi, në kërkesën e tij për hedhje të aktakuzës, ka theksuar se klienti i tij ka vepruar gjithnjë sipas udhëzimeve të Arifit. Sipas avokatit Bahir Troshupa, Bajram Gashi nuk ka qenë i vetëdijshëm se mund të bëhet fjalë për vepër penale.

Në anën tjetër, prokurorja Florije Salihu – Shamolli, ka kërkuar të hidhen poshtë kërkesat e mbrojtjes.

Gjyqtari ,Vesel Ismajli, ua ka bërë të ditur se vendimin për hedhje poshtë a jo të aktakuzave do t’ua komunikojë me shkrim palëve.