Arbëri

Lumezi: Mposhtja e terrorizmit s’është detyrë vetëm e prokurorisë

Çelësi kryesor për ta mposhtur terrorizmin mbetet ndalimi i financimit të tij. Për kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, siç citohet nga KTV, lufta kundër terrorizmit nuk duhet kuptuar si përgjegjësi e vetëm një institucioni, por si bashkëpunim mes Prokurorisë, Policisë, AKI-së, Doganave, ATK-së dhe organizmave të tjerë, për të siguruar informacione për persona të dyshuar për financuesit e tyre.

Ky bashkëpunim, sipas kryeprokurorit, ka sjellë identifikimin e të gjithë atyre shtetasve që kanë shkelur ligjin, duke u kyçur në inspirime, nxitje dhe në rekrutim direkt të qytetarëve për të luftuar në Siri dhe Irak. Ndërkaq, bëri të ditur se janë parandaluar disa tentativa për sulme terroriste në vendet tona dhe shtetet e tjera të rajonit. Ushtruesi i detyrës së zëvendës-shefit të Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Steve Banks, ka vlerësuar përpjekjet e Kosovës për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.