Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjykata Speciale funksionale pas shtatë ditësh

Gjykata Speciale nga java e ardhshme do të mund të fillojë punën. Kjo konfirmohet pas rishikimit të Rregullores që ishte në kundërshtim me kapitullin 2 të Kushtetutës së Kosovës, transmeton KTV.

Pas përfundimit të këtij procesi, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka falënderuar gjyqtarët e angazhuar për punën e bërë dhe ka theksuar se ‘pas shtatë ditësh, nga dita e sotme, nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjykata do të trajtojë pretendimet për krimet e kryera nga ish-pjesëtarë të UÇK-së, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë dhe kundërshtarëve politikë, nga fillimi i vitit 1998 deri në fundin e vitit 2000, për të cilat kishte nxjerrë një raport zvicerani Dick Marty.