Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim një delegacion të Shtetit të Iowa-s në SHBA, të udhëhequr nga sekretari për Bujqësi, Bill Northey.
Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe fuqizimin e raporteve speciale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Iowa-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMustafa i njoftoi për zhvillimet në Kosovë dhe rezultatet e arritura në zhvillimin ekonomik, në arsim dhe në fusha tjera të jetës.
Po ashtu, ai e njoftoi delegacionin nga Iowa për përkrahjen e fuqishme që Qeveria i ka dhënë sektorit të bujqësisë si dhe reformat e ndërmarra në fushën e arsimit.
Në këtë kontekst, kryeministri në largim Mustafa shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me Iowa-n në këto fusha, duke falënderuar për përkrahjen e rëndësishme që Iowa ka dhënë për FSK-në.
Delegacioni nga Iowa vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme për Kosovën në fushën e bujqësisë, arsimit, përkrahjen e mëtejme për FSK-në dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.