Arbëri

Temperatura, deri në 38 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë.

Nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kërkohet kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos për personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. \ ksp