Arbëri

Hoxha: Policia e Kosovës e gatshme për Vidovdanin

Policja e Kosovës ka bërë planet e duhura dha ka angazhuar numër të domosdoshëm policësh në mënyrë që Dita e nesërme, Vidovdani, të kalojë pa probleme”, ka thënë për rtvKim zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës ka bërë planet e duhura dha ka bërë koordinimin e njësive për kremtimin e festës“, ka thënë Hoxha dhe ka shtuar se është angazhuar numër i duhur i policëve për të kaluar pa probleme çdo gjë, transmeton Koha.net.

“Lidhur me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka angazhuar numër të domosdoshëm policësh për të siguruar rendin dhe qetësinë publike, për ta garantuar lirinë e lëvizjes dhe çdo gjë që është e nevojshme ashtu që ata që festojnë ta bëjnë këtë pa problem”, ka thënë Hoxha.