Arbëri

Rama i drejtohet qytetarëve pas fitores në zgjedhje

Descriptive Text

Partia Socialiste zhvilloi një tubim festiv në sheshin “Skënderbej” pasditen e së martës pasi numërimi i votave shkoi drejt fundit dhe rezultati është në favorin e tyre me 74 deputetë.

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim të gjata duke thënë se Shqipëria ka folur troç dhe “shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht kuq e zi”.

Ai tha se populli zgjodhi Partinë Socialiste për të qeverisur e vetme vendin. Rama tha se fitorja është e Shqipërisë.

“Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë të gjithëve se Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe mbi të djathtën, misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë dhe jo puna e kacafytjeve dhe interesave për pushtetarët. Populli zgjodhi PS për ta udhëhequr vendin si fuqi e vetme qeverisëse dhe duke e pranuar me emocion dhe përulësi këtë zgjedhje, ne do të qeverisim me forcën e shembullit për të gjithë dhe jo me shembullin e forcës për të tjerët. Sfidat sot janë shqiptare, jo socialiste dhe demokrate, të vjetra dhe të reja, të të njëjtit atdhe, të të gjithëve”, tha Rama, raporton tch.