Arbëri

Moti i vranët dhe me reshje shiu edhe sot në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuat se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil.

Sipas institutit, përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.