Arbëri

Thaçi përgëzon Nishanin për zgjedhjet e lira në Shqipëri

Presidenti Hashim Thaçi sot në një bisedë telefonike ka përgëzuar homologun e tij shqiptar Bujar Nishani për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve sipas standardeve evropiane.

Për këtë bisedë Thaçi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook:

“Presidentin Nishani, përmes një bisede telefonike, sot e urova për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor nëpër të cilin po kalon Shqipëria.

Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.

Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane”.