Arbëri

PSD-ja i lëshon në ajër premtimet e Kurtit gjatë fushatës

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aktivitet pranë Qeverisë Kosovës.

Ata kanë lëshuar në ajër balona me mbishkrime të cilat përmbajnë premtimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës.

Disa nga mbishkrimet janë “Dialogu i hapur dhe demokratik”, “Refuzimi i Asociacionit”, “Dëmet e Luftës”, Dialogu me serbët lokal”, “Kërkim falja” e mbishkrime të tjera.