Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Filozofia që mësohet aktualisht është jofunksionale”

Nëse nxënësit deri tash kanë mësuar se si është vetura, atëherë tash do ta shohin atë si duket, pjesët dhe si vozitet.

Kështu e shpjegon reformën e re e cila do të aplikohet nga muaji shtator nëpër shkolla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mungesën e informimit të qartë e sheh si shkaktar të një debati siç thotë ai të vonshëm lidhur me këtë.

“Filozofia aktuale që mësohet në shkolla është jofunksionale si pasojë e teksteve shkollore dhe mësimdhënësve”, ka thënë Rinor Qehaja në “Rubikon” të KTV-së.

E në anën tjetër, profesoresha e kësaj lënde, njëherësh kryetare e shoqatës së filozofëve, Hasnie Ilazi theksoi se problemi qëndron se kjo lëndë është ligjëruar edhe nga persona të cilët nuk kanë qenë fare të diplomuar në atë fushë.

Tutje ajo potencoi faktin e mos marrjes parasysh të specializantëve në këtë fushë, madje edhe në hartimin e teksteve shkollore.

“Njerëz që nuk kanë qenë fare të diplomuar në filozofi, kanë ligjëruar lëndën. Na prodhojmë kuadro që është shumë adekuat për këtë punë por nuk merren këta persona, këtu është problemi. Dhe, nuk ka qenë funksionale sepse nuk e ka pas orientimin problemor. Nxënësit duhet ta kuptojnë problemin, në çfarë mënyre do ta zgjedhin problemin”, ka thënë ajo.

Në vende të punës nuk janë njerëzit adekuat, në hartimin e teksteve nuk janë njerëzit adekuar, shtoi tutje Ilazi.

“Ne po flasim për një jotransparencë totale në këtë proces. Kur kanë mbetur pa punë mësimdhënësit, ne e kemi marrë vesh çfarë po ndodh”, ka thënë ajo.