Arbëri

Vetëvendosje pret që diaspora t’ia sigurojë deputetin e 32-të

Nënkryetari i Vetëvendosjes Dardan Sejdiu, ka thënë në Interaktiv të KTV-së se shpreson që votat e diasporës dhe ato me kusht do të rrisin më shumë fitoren e Vetëvendosjes e cila kandidoi e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai ka thënë se pret që votat e diasporës dhe ato me kusht t'ia sigurojë edhe deputetin e 32-të.   

Për sa i përket koalicionit PAN, Sejdiu ka thënë se nuk beson që do korrin fitore, aq më pak në këto zgjedhje.

“Jam i sigurt që as LAA e as minoritetet nuk do t’i bashkohen PAN-ikut”, ka thënë Sejdiu.

Pavarësisht se PAN thotë që i kanë numrat e nevojshëm, Sejdiu ka thënë se e bëjnë me qëllim të krijojnë presion tek akterët tjerë.

“Mendoj që duhet të presim për dështimin e tyre, askush nuk do t’ju bashkohet”, ka thënë Sejdiu.