Arbëri

Idrizi: Apeli rrëzon 35 për qind të lëndëve të shkallës së parë

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, në “Puls” të KTV-së ka komentuar veprimet e fundit në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme.

“Momentin kur e kemi marrë vendimin e Gjykatës Kushtetuese kemi marrë hapat e duhur. Pra të 4 kandidatët do të futen në një listë për votim. Me datën 5 korrik do të zgjidhet kryetari i Gjykatës Supreme nga Këshillit Gjyqësor”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka folur edhe për Raportin e Auditorit, i cili tregon se Këshilli Gjyqësor ka shpenzuar më tepër se që ka pas të planifikuara.

“Unë mandatin e kam marrë në mars të vitit të kaluar, të hyrat e planfikuara për udhëtime zyrtare kanë qenë 157 mijë euro për vitin 2016, ndërsa për trajnime kanë qenë 51 mijë euro. Ky nuk është shpenzim vetëm i KGJK-së por është i krejt Gjykatave, i rreth 1700 të punësuarve që kanë bërë këto shpenzime”, ka thënë ai.

Sipas Idrizit, problem mbetet edhe fakti se mbi 35 % të lëndëve të Gjykatave të shkallës së parë prishen nga Gjykata e Apelit, duke theksuar se këtu kemi të bëjmë me mosprofesionalizmin e gjykatësve të caktuar.

Ai nuk ka pranuar të komentonte se si është e mundur që shumë aktakuza u hodhën poshtë nga Gjykatat pikërisht pak para zgjedhjeve të përgjithshme.


Idrizi: Apeli rrëzon 35 për qind të lëndëve të... by kohanet
Idrizi: Apeli rrëzon 35 për qind të lëndëve të... by kohanet
Idrizi: Apeli rrëzon 35 për qind të lëndëve të... by kohanet