Arbëri

Këshilli Porkurorial do 3 milionë euro më shumë se sa që ka aktualisht

Blerim Isufaj, kryesues i Këshillit Prokurorial ka thënë në “Puls” të KTV-së se kanë kërkuar nga shteti që të rritet buxheti.

“Kemi kërkuar mbi 13 milionë euro ndërsa i kemi në dispozicion 10 milionë. Për herë të parë është plotësuar sistemi prokurorial me numër të prokurorëve. Aktualisht i kemi 167 prokurorë, 18 janë në proces dhe 14 prokurorë serbë të rekrutuar që presin të fillojnë punën dhe numri në total do të jetë diku 201 në nivel vendi”, ka thënë Isufaj.

Isufaj ka treguar gjithashtu se në vitin 2017 Këshilli Prokurorial ka trajtuar rreth 30 raste disiplinore.

“Janë shqiptuar 8 masa të ndryshme disipline prokurorëve”, ka thënë ai.


Këshilli Porkurorial do 3 milionë euro më shumë... by kohanet