Arbëri

Vaksinimi masiv në Kosovë: Nga sot mund të aplikojnë edhe gazetarët e gastronomët

Vaksinimi masiv në Kosovë kundër COVID-19 është duke vazhduar.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se nga sot mund të caktojnë termin për vaksinim edhe gazetarëat, gastronomët, zyrtarët doganorë, punonjësit e aeroportit, zyrtarët publikë, zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit dhe ata të Agjencisë Shtetërore e Navigimit Ajror.

Po ashtu po vazhdon edhe vaksinimi i personave mbi 55 vje[ si dhe personave me sëmundje kronike pa dallim moshe. Gjithashtu punonjësit shëndetësorë, mësimdhënësit, policët dhe pjestarët e FSK-së, pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, pjestarët e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit. Si dhe qytetyarët të cilëve u kërkohet vaksinim nga ambasadat për udhëtim jashtë vendit.

MSH-ja thotë se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 8517 doza të vaksinës antiCOVID.

Në total në Kosovë janë administruar 189.006 doza. Ndërsa 45.015 qytetarë kanë marrë të dy dozat e vaksinës, si[ njofton Ministria e Shëndetësisë.