Arbëri

Sonte në “Puls”: Kryetari i KGJK-së dhe KPK-së

Në emisionin “Puls” të KTV-së, sonte të ftuar janë Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës - Nehat Idrizi, dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës - Blerim Isufaj.

1. Sa është numri i lëndëve penale dhe civile nëpër gjykatat kosovare?

2. Sa është numri i lëndëve që kthehen në rigjykim si pasojë e gjykatësve joprofesional?

3. A është ndëshkuar për mospunë ose për vendime të kundërligjshme ndonjë gjykatës apo prokuror deri më sot?

4. Si ka shkuar regrutimi i gjykatësve dhe prokurorëve të ri?

5. Kur do të rinisë votimi për kryetar të gjykatës supreme pas vendimit të gjykatës kushtetuese?

6. Pse po shuhet zyra e Prokurorit Disciplinor?

Emisioni “Puls” transmetohet prej orës 20:00 në KTV dhe 21:40 në TV ARTA.