Arbëri

Fillon numërimi i votave me kusht

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë, sot ka filluar numërimi i votave me kusht. Koordinatori i kësaj qendre, Burim Ahmetaj, i ka thënë KTV-së se tashmë ka filluar numërimi i 25 mijë votave me kusht, ndërsa votat nga diaspora janë numëruar.

Ahmetaj ka thënë se është duke u bërë verifikimi, për të krahasuar votuesit e rregullt me votuesit me kusht të zgjedhjeve të 11 qershorit.