Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ipeshkvi Gjergji uron Myftiun Tërnava

Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji në vizitën e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, uroi qytetarët për Festën e Bajramit duke iu dëshiruar paqe dhe mirësi, transmeton kp.

“Jam këtu për të uruar Bashkësinë Islame, Tërnava dhe të gjithë besimtarët mysliman për Festën e Bajramit, për t’i përgëzuar për sakrificën që kanë bërë këtë muaj dhe për të uruar që Zoti t’iu shpërblej të gjithëve. Paçi paqe, bekim, mirësi, mirëqenie dhe dashuri mes njëri tjetrit”, u shpreh ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo