Arbëri

Mustafa: Fitër Bajrami na bën bashkë të gjithëve

Edhe struktura të Lidhjes Demokratike të Kosovës vizituan Bashkësinë Islame të Kosovës.

I pari i kësaj partie, Isa Mustafa, përmes urimit të tij për Bajram, vlerësoi punën e BIK-ut, duke thënë se Bashkësia Islame ka bërë një punë shumë të madhe në ruajtjen e unitetit në vend dhe më gjerë, transmeton kp.

“Unë shfrytëzoj rastin t’iu uroj juve këtë Festë shumë të rëndësishme për ne. Isha sot që Bashkësisë Islame dhe Myftiut t’i urojë Festën e Bajramit. Kjo është festë që të gjithëve na bënë bashkë, jo vetëm simbolikisht në një tryezë, por edhe mendësisht që ne bashkërisht të shkojmë përpara, që të zgjidhim të gjitha problemet që janë probleme të qytetarëve tanë, që të jetojmë më mirë, që të respektojmë vlerat themelore të një shoqërie, që të punojmë për paqe, për stabilitet dhe për mirëqenie të gjithë qytetarëve tanë. Unë shpreh edhe sot, respektin shumë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, për punën që kjo Bashkësi e ka bërë në unitetin e qytetarëve tanë, por edhe në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë dhe më gjerë”, tha ai.