Pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan, kryetari serb ka thënë se është folur për dialogun me Prishtinën dhe për modalitetet e këtij dialogu, pa treguar se cilat janë ato modalitete.
Temë bisede ka qenë edhe implementim i Marrëveshjeve të Brukselit dhe ajo që intereson Serbisë nga ato marrëveshje – formim i Asociacionit të komunave serbe, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shteti Brian Hoyt Yee ka marrë pjesë në inaugurimin e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që është mbajtur dje në Beograd.
Ata me këtë rast, transmeton Koha.net, kanë folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, rolin e Serbisë në rajon.
Vuçiq, siç njofton b92, pas insistimit ë gazetarëve ka thënë se temë e bisedave nuk ka qenë fare ajo që Beogradi e quan qendër humanitare ruso – serbe në Nish e Washingtoni qendër spiunimi e Rusisë në Ballkan.