Tashmë nxënësit që e kanë kaluar testin e arritshmërisë, e kanë mundësinë për t’u regjistruar në shkollë të mesme, raporton KTV.
Por, në të shumtën e rasteve, kryesisht nxënësit e shkëlqyer, marrin shumë pak pikë në këtë testim, çka ndikon që ata të mos mund të regjistrohen aty ku duan.
Krejt kjo, sipas njohësve të arsimit, shkaktohet pasi nuk ka kontroll të Ministrisë së Arsimit për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe lejohet kopjimi.
Por, zyrtarë të MASHT-it thonë se në këtë testim nuk ka nxënës të shkëlqyer dhe të dobët.