Arbëri

Pacolli uron Bajramin me kërkesën për solidaritet

Descriptive Text

Kryetari i Aleancës Kosova e re Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët për festën e Bajramit të Madh.

Në këtë urim Pacolli ka shkruar:

Më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, t’ua uroj festën e Fitër Bajramit të gjithë qytetarëve të besimit islam. Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të mëshirës, solidaritetit dhe paqes, uroj që të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkuar të festojnë në begati dhe harmoni.

Në këtë ditë kremte, le të reflektojmë për punën dhe obligimet që kemi ndaj njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe shoqërisë. Të shtrijmë dorën e ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë dhe të punojmë me përkushtim, për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për vendin tonë, duke kultivuar kështu traditën e tolerancës ndërfetare dhe ndërkulturore si vlera të rëndësishme të popullit tonë.