Arbëri

60 milionë euro të shpenzuara në objektet arsimore e kulturore

Descriptive Text

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar Raportin e auditimit të performancës “Menaxhimi i kontratave publike të ndërtimit”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se 60 milionë euro janë shpenzuar për ndërtimin e objekteve arsimore e kulturore

Kurse deputetja Jetmire Vrenezi nga VV-ja, tha se ka pasur shumë parregullsi dhe paqartësi lidhur me realizimin e projekteve.

Tutje ajo tha se ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit nuk i kanë përfillur rekomandimet e auditorit, duke përjashtuar këtu ministrinë e Administratës Publike.

Ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku iu adresua pyetje lidhur me çështjen e investimeve dhe kontratave dhe se cili është plani i tij për adresimin e këtij problemi.

“Çështja e auditimit të performancës, ne kemi filluar punën menjëherë, duke kërkuar pasqyrimin e të gjitha projekteve dhe kontratave, dhe kemi skanuar këto kontrata duke marrë edhe masa ndaj dyshimeve për vepra penale”, tha Çeku.

Ministri poashtu theksoi se janë 12 projekte që i ka skaduar afati bazë dhe të tjera që detyrohen t’i anulojnë.

Ndërsa zv.ministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, tha se sa i përket kontratave kanë aranzhuar një kompani për të avancuar këtë çështje.

“Një vërejtje e auditorëve ka të bëjë me kontratat, dhe një gjë të tillë e ka bë kjo ministri, ku ka aranzhuar një kompani sa i përket ndërtimeve, dhe besojmë që kjo e avancon sektorin e kontratave”, tha Pupovci.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se do të kërkojnë llogari nga secili për të parë tutje se sa janë respektuar rregullat dhe rekomandimet nga ky raport.