Arbëri

Letonia pret bashkëpunim në avancimin e marrëdhënieve me Kosovën

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urim nga Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins.

Në urim siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, Karins i ka shprehur Kurtit përgëzimet për marrjen e detyrës, duke shtuar se e mirëpret bashkëpunimin me të, në mënyrë që, siç ka thënë ai, të avancojmë marrëdhëniet miqësore bilaterale mes Letonisë dhe Kosovës.

Gjithashtu njoftohet se ai i ka uruar sukses në procesin e reformave që dërgojnë drejt integrimit të mëtejshëm evropian të Kosovës.