Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, duke folur për zgjedhjet e parakohshme ka thënë se ia kanë dalë t’i menaxhojnë mirë ato.
Megjithatë nuk ka lënë pa përmendur as disa keqpërdorime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë “Interaktiv” të KTV-së, ajo ka thënë se KQZ-ja do të ishte e gatshme qysh brenda dy ditëve t’i shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, por ajo që ndodh është faji i komisionarëve të partive politike.
“Disa komisionerë kanë bërë keqpërdorime në të dhënat e formularëve duke iu shtuar vota kandidatëve të caktuar brenda një partie. Të dhënat pastaj nuk përputhen, dhe automatikisht ajo kuti shkon në rinumërim dhe kjo në masë të madhe e zvarrit procesin”, ka thënë ajo.
Daka ka thënë se nuk përjashtohet mundësia edhe që komisionarët të bëjnë gabime.
“Janë edhe gabime njerëzore, e jo gjithmonë vetëm tendencë për manipulime”, ka thënë Daka.