Arbëri

Nis me dyer të mbyllura takimi mes përfaqësuesve të hotelerisë dhe ministrit Vitia

Dorentina Thaqi

Takimi mes përfaqësuesve të Odës së Hotelierëve dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka filluar me dyer të mbyllura.

Nga MSH-ja kanë bërë të ditur se nuk lejohen mediat, sepse nuk janë të ftuara nga kjo Ministri.

Zyrtarët e MSH-së kanë larguar mediat nga hapësirat e kësaj Ministrie, duke thënë se duhet të presin jashtë rrethojave.