Arbëri

Vizitat nga vendi i origjinës i kontribuojnë ruajtjes së identitetit arbëresh

Kalabri/Kozencë, 23 qershor - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitën zyrtare në Kalabri e ka nisur me takimin e përbashkët me udhëheqësit e Kozencës dhe kryetarët e bashkive arbëreshe të Kalabrisë. Takimi është mbajtur në pallatin e Provincës së Kozencës, njoftoi Presidenca përmes një komunikate.

Prefekti i Konzencës, Gianfranco Tomao, tha se ndjehet i privilegjuar që ka mysafir në Provincën e Kozencës presidentin Thaçi, thekson komunikata.

Ai theksoi se Kalabria është tokë e kulturës së 23 komuniteteve kalabreze, ndërkaq kultura arbëreshe është unike në kulturën njerëzore.

“Vizitat e tillë i kontribuojnë ruajtjes së identitetit arbëresh dhe integrimit në shoqërinë italiane”, u shpreh prefekti i Konzencës, Gianfranco Tomao.

Duke folur për kontributin e Italisë për Kosovën, ai tha se ushtarët italianë nuk bënë vetëm luftë për Kosovën, por ata bënë edhe paqen në kuadër të KFOR-it.

Presidenti Thaçi falënderoi autoritetet e Kozencës dhe gjithë qeveritë italiane për kontributin që kanë dhënë për Kosovën në periudhën e luftës dhe të pasluftës.

“U jemi veçanërisht mirënjohës autoriteteve të Kozencës për strehimin e refugjatëve të Kosovës në periudhën e luftës”, tha ai.

Presidenti theksoi se Italia përveç që ka njohur shtetit e Kosovës ndër të parët, ajo ka ndihmuar shumë edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Me udhëheqësit e Kozencës dhe kryetarët e Bashkive Arbëreshe të Kalabrisë, presidenti Thaçi ka diskutuar edhe për trashëgiminë e pasur arbëreshe dhe për format e mundshme të bashkëpunimit institucional dhe kulturor në mënyrë të ndërsjellë.

{gallery}