Arbëri

“Z-Mobile” e bën me banesë një familje të varfër

Në prag të festës së Fiter Bajramit, “Z-Mobile” me iniciativë të themeluesit Blerim Devolli po vazhdon traditën e sa viteve më parë për dhurimin e vendbanimit të nëntë me radhë.

Drejtues të operatorit mobil të premten ia kanë dorëzuar çelësat e banesës së re në Fushë Kosovë familjes Dushi, familje kjo gjashtë anëtarëshe skamnore nga Bukoshi i Vushtrrisë.

Image

Drejtori i ‘Z-Mobile’, Milot Gjikolli pas dorëzimit të çelësave tek banorët e rinj të kësaj banese, tha se Blerim Devolli me iniciativat e tij të cilat kanë kaluar në një traditë të mirë fisnike në strehimin e familjeve në varfëri nga Kosova. Ai beson se kjo traditë do të bëhet edhe më e madhe në vazhdimësi deri në një moment që në Kosovë mos të ketë nevojë për këso lloj mbështetje.

Image

“Desha ta filloj këtë duke cituar një shqiptare të madhe që thotë: S’është me rëndësi sa dhurojmë, po sa dashuri ka në atë që dhuron’. Kjo është një traditë shumë fisnike e nisur prej themeluesit të kompanive të tona Blerim Devollit. Kjo është shtëpia e nëntë që po jepet anë e mbanë Kosovës. Familjet janë përzgjedhur në mënyrën më transparente dhe ne në bashkëpunim si ‘Z-mobile’ me organizatën ‘nëna dhe fëmijë të lumtur” ju kemi përzgjedhur juve. Dhe ne besojmë fuqishëm në këtë rast ne kemi jep dashuri, sepse kemi jap një shtëpi, e cila është simbol i familjes dhe familje është simbol I dashurisë. Andaj, përveç që ju urojmë ju dëshirojmë të gjitha të mirat dhe sukses. Fëmijët të shkollohen dhe të bëhen pjesëtar të vlefshëm të shoqërisë tonë kosovare”, theksoi Gjikolli.

Image

Naim Dushi, i cili që nga sot  bashkë me familje u bënë me banesë të reu shpreh mjaft i emocionuar. Ai falënderoi “Z-mobile” dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për strehimin e tyre.  

Image

“Shumë mirë, faleminderit së pari prej Edita Dulës, Devollit Grup dhe krejt atyre që kanë kontribuar, Inshalla Zoti ua kthen me të mirë”, tha Dushi.

Image

Edhe zonja e shtëpisë së re Bedrije Dushi u shpreh e emocionuar me lot në sy derisa falënderoi për këtë banesë, meqë nuk kishte pritur asnjëherë se do bëhet banore e një shtëpie të re.

Image

“Kush ka dhënë e falënderoj krejt ekipin. Pa pritë, këtë se kam  besu ...", tha Dushi.

Image

Përfaqësuesja e shoqatës “Nëna dhe fëmijë të lumtur”, Edita Dula,  e cila e ka vizituar vazhdimisht familjen Dushi tha se prej shumë familjeve që ka vizituar në Kosovë me gjendje të rëndë ekonomike kjo familje e meriton këtë shtëpi të re.  

Image

“Ndoshta sa këta jam e emocionuar edhe unë. Unë nuk kam bërë asgjë në këtë punë përveç që kam propozuar familjen. Kam menduar se jam e sigurt që janë një familje shumë e mirë dhe shumë punëtorë. Sa herë që kam shkuar me i vizituar e kam parë që jetojnë në kushte të tmerrshme dhe në ato kushte janë munduar me mbijetuar në atë ambient të keq që kanë pasur… Më bëri përshtypje Bedria kur e pa djalin t’u qajt, i tha më nuk ke me pas ftohtë”, theksoi Dula.

Image

Të gëzuar për banesën e re janë edhe katër fëmijët e kësaj familje ku më i vogli rreth tre vjeç i pranoi çelësat e banesës. 

{gallery}