Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e interesuar për bashkëpunim me Sicilien

Në ditën e dyte të vizitës zyrtare në Itali, ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë të Kosovës , Ferat Shala ka vizituar Parlamentin Regjional të Sicilisë, ku është pritur në një takim njohës nga zëvendëspresidenti i këtij parlamenti, Antonio Venturino.

Sipas njoftimit për medie, gjatë takimit ata biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e legjislacionit të ujërave dhe mjedisit. Shala dhe Venturino, shkëmbyem dhurata modeste dhe u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ministri Shala, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të MMPH, Arben Çitaku, vizituan edhe ambientet kulturore të Parlamentit Sicilian i cili njihet për historinë e tij të veçantë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, po qëndron në Itali në kuadër të pjesëmarrjen në Konferencën ndërkombëtare për inovacione në teknologjinë e sektorit të ujërave dhe mjedisit, WATEC Italy 2017, që po mbahet në Palermo të Italisë.

Në ditën e dytë të konferencës dy temat kryesore kanë qenë: uji dhe financat, trajtimi i ujërave të zeza, uji dhe bujqësia, uji dhe ndryshimet klimatike dhe siguria e ujit ku ndër të tjera është folur për fondet dhe projektet e Bashkimit Evropian për sektorin e ujërave, tarifat e ujit, të ardhurat nga uji, teknologjitë për trajtimin e ujërave të zeza, përdorimi i ujërave të trajtuara, programet për sigurinë e ujit, standardet e ujit, konservimi i ujërave dhe teknologjitë për monitorimin e sigurisë së infrastrukurës ujore.