Raporti i performancës së komunave për vitin 2016, ka treguar se ato kanë treguar performancë të përgjithshme me 58.67 për qind.
Udhëheqësi i Departamentit për Performancë, Transparencë Komunale në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal MAPL, Avni Sahiti, i tha RTK-së se që nga viti 2008 MAPL, ka filluar me matjen e performancës së nivelit lokal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova është vendi i vetëm në rajon që bën matjen e performancës së komunave. Kjo është arritur falë donatorëve. Janë disa indikatorë që ne masim’, tha ai.
Sipas tij me matjen e performancës rritet vetëdija për punë dhe për të qenë sa ma afër qytetarëve.
“Ka pasur avancim të punës, kemi pasur prej 12 për qind rritje në përgjithësi të perfomancës së komunave”, tha ai.
“Të gjitha komunat i kanë pasur performancë me mbi 50 qind, këtë vit Komuna e Junikut ka pasur me 73 për qind performancë”, tha ai.