Arbëri

Brenda javës së ardhshme hiqet barriera e fundit për aktakuzat e Speciales

Descriptive Text

Me të nisë muaji përvëlues i vitit do të hiqet barriera e fundit që deri tash ia ka pamundësuar Gjykatës Speciale të nisë ndjekjen dhe gjykimin e personave që pretendohet t’i kenë kryer krimet që senatori Dick Marty i ka listuar në një raport, i cili gjashtë vjet më parë ka marrë edhe vulën e Këshillit të Evropës.

Deri në korrik do të zyrtarizohet një rregullore, e cila do të trajtojë procedurat dhe provat, shkruan sot Koha Ditore.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të vendosë deri në fund të muajit qershor përkitazi me nëntë rregullat e riformuluara të këtij dokumenti, përmbajtja fillestare e të cilave më përpara është shpallur antikushtetuese.

Ato janë riformuluar dhe rreth 20 ditë më parë janë përcjellë tek gardiani i Kushtetutës. Mbështetur në afatet ligjore, përgjigjja duhet dhënë më së largu javën e ardhshme. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.