“Matura digjitale” ende në fazën e pilotimit

“Matura digjitale” ende në fazën e pilotimit

23 qershor 2017 06:29

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) po e sheh si zgjidhjen më të mirë për evitimin e problemeve në testin e maturës, “maturën digjitale”.

Por ky projekt, ndonëse i nisur në vitin 2015, ende ka mbetur në fazën e pilotimit, shkruan sot Koha Ditore.

“Matura digjitale” parasheh vendosjen e serverëve (pajisje digjitale nëpër shkolla) me teknologji informative, si dhe krijimin e qendrave të veçanta të testimit.

Komisioni Shtetëror i Maturës vlerëson se kjo formë e monitorimit të provimit të maturës do të ndikonte pozitivisht në mbarëvajtjen e këtij procesi.

Parregullsitë në testin e maturës tash e disa vjet po e shoqërojnë këtë proces, e kjo u vërtetua edhe ditë më parë në pjesën e parë të testit, i cili sërish u shpërnda online nga vetë maturantët. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme